Rodrigo ka vendosur të largohet nga Real Madridi sipas “FootMercato”.
Gazeta raporton gjithashtu se braziliani ka refuzuar ofertën e Totenhemit, klubi londinez që tentoi të komunikonte me madrilenët.
Qëllimi i 24-vjeçarit, në fakt, do të ishte të gjente një pozicion të ri në Europë, por në një klub më të madh dhe më ambicioz se “Spursat”.
Vendimi i lojtarit për t’u larguar nga Madridi thuhet se bazohet në mungesën e konsideratës së treguar ndaj tij nga trajneri i ri Çabi Alonso, i cili e ka përjashtuar atë në mënyrë progresive nga skuadra.



Të tjera
Mos u ankoni – ushtrime mund të bëni edhe në karrige
Kryetarët e Listës Serbe pasi rimarrin pushtetin në veri i raportojnë Petkoviqit në Rashkë
10 gjëra për çka njerëzit pendohen që s’i kanë bërë në rini