Afati i Kushtetueses përfundoi, pezullimi vazhdon – avokati Halilaj tregon se çfarë pritet pas 8 gushtit

Tani, pasi është mbyllur afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, deputetët nuk do të mund të marrin asnjë veprim apo vendim drejt konstituimit të Kuvendit deri më 8 gusht, sipas vendimit të 24 korrikut të Gjykatës Kushtetuese.

Në ditët në vijim, Gjykata Kushtetuese pritet të sqarojë se cilat do të jenë pasojat juridike për deputetët e zgjedhur në shkurt të këtij viti dhe çfarë duhet të ndodhë tutje.

E në lidhje me këtë temë, avokati Gazmend Halilaj në një prononcim për “Bota sot”.

Image

Gazmend Halilaj

Si fillim, tha se deri me 8 gusht do jetë e pezulluar.

Krahas kësaj, avokati foli edhe për atë se çka mund të ndodhë pas datës së caktuar.

Ai tha se zhvillimet do varen nga vlerësimi i Kushteteseses dhe situatës së krijuar.

“Në mungesë të ndonjë zhvillimi të brendshëm politik apo marrëveshjeje që do të mundësonte zhbllokimin e procesit, mbetet të shihet nëse Gjykata Kushtetuese do të ndërhyjë me një vendim të ri. Kjo do të varet nga vlerësimi i saj lidhur me respektimin e afateve kushtetuese, situatën e krijuar, dhe nëse ekziston ndonjë iniciativë zyrtare që kërkon interpretim shtesë”, shpjegoi avokati.

Ndër të tjera, nuk përjashtoi mundësinë të ketë një vendim të ri të Kushtetueses, derisa beson se çdo vendim i ri do ketë ndikim të madh në funksionimin institucional.