Mbretëria e Bashkuar do të njohë shtetësinë e Palestinës në shtator, përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), thotë tani Keir Starmer – para se të paraqesë disa kushte për këtë.
Sipas BBC, Starmer tha se kjo do të ndodhte “përveç nëse qeveria izraelite ndërmerr hapa thelbësorë për të përfunduar situatën tragjike në Gaza, arrin një armëpushim, bën të qartë se nuk do të ketë aneksim në Bregun Perëndimor dhe angazhohet për një proces paqeje afatgjatë që do të çojë në Zgjidhjen e Dy Shteteve.”
Ai gjithashtu e pësëriti se nuk ka asnjë barazi mes Izraelit dhe Hamasit dhe se kërkesat e MB për Hamasin mbeten – ata duhet të lirojnë të gjithë pengjet, të nënshkruajnë një armëpushim, të pranojnë se nuk do të luajnë rol në qeverinë e Gazës dhe të çarmatosen.
Të tjera
Kr*imet e ekstremistëve të krahut të djathtë në Austri rriten me mbi 40 për qind në 2025
Petar Petkoviqi refuzon të diskutojë në Bruksel për Luginën, reagon Shaip Kamberi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon su*lmin iz*raelit ndaj Katarit