Ish-deputeti dhe veprimtari politik, Adem Salihaj, ka vlerësuar si një zhvillim historik dhe shumë të rëndësishëm vendosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në pjesën veriore të vendit. Në një reagim të fortë publik, Salihaj ka rikujtuar marrëveshjet e së kaluarës të cilat, sipas tij, kishin kufizuar sovranitetin e Kosovës në atë pjesë të territorit, përcjell KosovaPost.
Salihaj përmend edhe deklaratën e ish-ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili me tone fyese kishte thënë se “çizmja shqiptare nuk do të shkelë kurrë matanë urës në veri”. Por sipas tij, kjo është hedhur poshtë nga realiteti i tanishëm.
Pstimi i plotë:
Shkuarja e ushtrisë së Kosovës në pjesën veriore është ndër lajmet shumë të mira. Dikur, Hashim Thaçi, në koordinim me armikun e Kosovës, Vuçiqin, e pat nënshkruar një zotim se FSK-ja nuk do të shkelë në veri të Kosovës. Kush do ta bënte këtë, përveç një njeriu të shitur, i cili ia ndalon ushtrisë së shtetit të tij të shkel në një pjesë të territorit të shtetit. Ivica Daçiqi, pat deklaruar me pompozitet se ” shqiptarska çizma nikad neçe kroqiti preko mosta na severu” (“çizmja shqiptare kurrë nuk do të shkel matanë urës në veri”). Shprehjen shqiptare e përdori në kuptimin përbuzës dhe fyes si “shiptarska”. Qeveria Kurti është e vetmja qeveri që nuk lejoi qeverisjen serbe në veri të Kosovës, për dallim nga qeveritë PDK-LDK-AAK, të cilat de fakto ia kishin dhënë veriun Serbisë dhe ajo sundonte në atë pjesë pa asnjë pengesë. Pritej vetëm edhe dhënja formale me një nënshkrim të Hashimit, i cili lobonte gjithkah me paratë e Kosovës për ta arritur këtë qëllim. Vuçiqi dhe të gjithë zyrtarët serbë vinin dhe defilonin sa herë të donin e si të donin, jo vetëm në veri, por në gjithë Kosovën. Në anën tjetër, Presidenti i Kosovës, kryeministri dhe zyrtarët tjerë nuk mund të shkelnin në atë pjesë, përveç me lejen dhe sipas skenarit të Vuçiqit, për ta rritur mundësinë e mashtrimit të popullit të Kosovës. Sot jemi dëshmitar të një rendi dhe ligji të plotë në veri. Dhe jo vetëm kaq. Sot shkeli edhe ushtria e Kosovës në veri. Kosovës po i kthehet shkallë-shkallë dinjiteti dhe sovraniteti. A do të mund të bëhej ky veprim pa koordinim me SHBA-të dhe vendet e BE-së? Sigurisht që jo. Bindja se gjërat janë ashtu siç duken në sipërfaqe, është bindje e njerëzve të paditur, që nuk dinë çka është politika.



Të tjera
Këto zakone ua shkurtojnë jetën
Meda merr urim të veçantë për ditëlindje nga bashkëshortja
Daku mungon ndaj Polonisë, goditje për Shqipërinë në prag të play-offit