Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka komentuar ndërhyrjen në Universitetin e Novi Pazarit, që sipas tij është përpjekje për të shuar betejën e studentëve boshnjakë për barazi dhe shtet të së drejtës, përcjell KosovaPost.
Sipas tij, kjo ndërhyrje u bë për t’i paraqitur pakicat si element destabilizues.
Ai tha se kjo flet qartë për gatishmërinë e këtij regjimi, siç u shpreh ai, për të heshtur zërin kritik dhe për të vrarë energjinë studentore.
Kamberi tha se studentët prej muajsh po përpiqen ta ‘çkapin” shtetin nga strukturat autokratike.
Ndryshe, persona të paidentifikuar, të shoqëruar nga përfaqësues të administratës, hynë në ndërtesën e Universitetit Shtetëror në Novi Pazar këtë mëngjes dhe i nxorën me forcë studentët që morën pjesë në bllokadën e atij institucioni.
Të tjera
Kr*imet e ekstremistëve të krahut të djathtë në Austri rriten me mbi 40 për qind në 2025
Petar Petkoviqi refuzon të diskutojë në Bruksel për Luginën, reagon Shaip Kamberi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon su*lmin iz*raelit ndaj Katarit