Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, gjykatat në Kosovë kanë zgjidhur mbi 81 mijë lëndë gjyqësore. Evidencat e Këshillit Gjyqësor për periudhën kohore janar-qershor 2025, vënë në pah se Gjykata Supreme u ka dhënë epilog mbi 1mijë lëndëve, Dhoma e Posaçme mbi 1 mijë e 300, Apeli ka zgjidhur, rreth 12 mijë, ajo Komerciale, afër 3 mijë, dhe Gjykata Themelore me degët e saj ka zgjidhur rreth 64 mijë lëndë.
Ndërkohë, pa u zgjidhur kanë mbetur mbi 200 e 4 mijë lëndë. Sipas kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, gjyqtarët janë duke kryer punë të mëdha që pritet t’i përmbyllin në gjashtëmujorin e dytë.
“Si kryetare mundem të them që çdo gjyqtar dhe çdo zyre e gjyqtarit e ka aplikua këtë plan të punës dhe si rezultat i kësaj kemi arrit me i trajtua edhe lëndët që kanë prioritet ligjor po edhe me adresua çështjen e lëndëve të vjetra”, tha Albina Shabani Rama, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, raporton RTKlive.
”Vendimi i këshillit gjyqësor është që të procedohen vetëm çështjet urgjente si paraburgimet, urdhërmbrojtjet, në rast të dhunës në familje e që për këto raste gjithmonë është dikush kujdestar e që i trajton me prioritet, përndryshe edhe ata duhet të pushojnë ndonjëherë edhe gjithmonë kanë qenë muaji korrik dhe gusht pothuajse pushim veçse tash me këtë rregullore zyrtarisht është edhe më mirë edhe për ne si mbrojtës edhe për palët që e dimë se nuk kemi nevojë të shkojmë se seancat nuk mbahen”, tha Besiana Ismajli, avokate.
“Duke u bazuar në statistikat e organizatave edhe ndërkombëtare, mbikëqyrëse, monitoruese të sistemit gjyqësor të Kosovës, çështja e kohëzgjatjes është një shqetësim shumë i lartë dhe pothuajse Kosova qëndron më së keqi në rajon, në Ballkan për sa i përket aspektit të zgjatjes, zvarritjes së lëndëve nëpër gjykatat e Republikës së Kosovës”, tha Musa Damati, avokat.
Me qëllim të eliminimit të dështimit të seancave gjyqësore, Këshilli Gjyqësor i Kosovës vendosi për pushim zyrtar në sistemin gjyqësor gjatë verës dhe gjatë dimrit.
Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën
Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO
Kryetari i Zveçanit urdhëron heqjen e fotografisë së Ratko Mlladiqit nga muret e qytetit