Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi të rrjedhur nga takimet e dialogut Kosovë–Serbi në Bruksel, të regjistruara fshehurazi nga bashkëpunëtori i shërbimit sekret serb (BIA), Igor Popoviq.
Sipas Musliut, shërbimi sekret i Serbisë ka regjistruar takime me zyrtarë të Bashkimit Evropian gjatë bisedimeve për dialogun Kosovë–Serbi.
Ai ka theksuar se “Bashkëpunëtori i BIA, Igor Popoviq regjistroi fshehurazi zyrtarë të BE gjatë dialogut Kosovë–Serbi. Është bërë e ditur se shërbimi sekret i Serbisë (BIA) ka regjistruar fshehurazi takime me zyrtarë të Bashkimit Evropian gjatë bisedimeve të dialogut Kosovë–Serbi.
“Mediat kosovare kanë publikuar një audio të rrjedhur nga data 17 shtator 2020, në Bruksel — e regjistruar fshehurazi nga bashkëpunëtori i BIA-s, Igor Popoviq, që përfshinte takime si formale ashtu edhe joformale. Serbia ka mbajtur gjithmonë prani të inteligjencës në Bruksel. Në vitin 1990, shërbimi sekret serb (atëherë jugosllav) e vrau në Bruksel patriotin dhe aktivistin për të drejtat e njeriut nga Kosova, Enver Hadri”, tha Musliu.
Ndërkaq, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Popoviqit.



Të tjera
Çdo herë para vitit të ri ne i gëzojmë të moshuarit dhe fëmijët
PZAP ndëshkon Listën Serbe me 30 mijë euro për shkelje gjatë fushatës
Hunda te fëmijët mund të jetë burim për trajtimin e infeksioneve të rënda të mushkërive