Qendra e Paralajmërimit për Cunamin thotë se valët e cunamit po godasin Hawaiin
Shton se duhen ndërmarrë veprime urgjente për të mbrojtur jetët dhe pronën.
Banorët në ishullin amerikan janë përgatitur për ndikimin që nga tërmeti herët këtë mëngjes.
Ai paralajmëroi, megjithatë, se valët që godasin Havain mund të jenë më të mëdha ose më të vogla.
“Kjo është një valë gjatësore me forcë të madhe që kalon nëpër vijën bregdetare dhe në tokë,” tha ai në një konferencë për shtyp.
“Por ju lutem mos e vini veten në rrezik.”
Tërmeti me magnitudë 8.8 në Paqësor, centrali bërthamor i Fukushimës evakuohet nga frika e Cunamit
Punëtorët në termocentralin bërthamor të Fukushimës, në Japoninë lindore, u evakuuan pas një paralajmërimi për cunami, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Oqeanin Paqësor pranë brigjeve të Rusisë.
Lajmi u konfirmua nga kompania operatore TEPCO.
“Ne kemi evakuuar të gjithë punëtorët dhe stafin tonë,” deklaroi një zëdhënës i TEPCO-s për agjencinë AFP, duke shtuar se “nuk është vërejtur asnjë anomali” në funksionimin e termocentralit.
Aktualisht, në centralin bërthamor Fukushima Daiichi janë duke u zhvilluar punime për pastrimin dhe çmontimin e objekteve, një proces që pritet të zgjasë për dekada, pas katastrofës së rëndë të vitit 2011. Atëherë, një tërmet shkatërrimtar i pasuar nga një cunami solli një nga aksidentet më të rënda bërthamore në historinë moderne.
Tërmet i fuqishëm godet Rusinë, cunami rrezikon shtetet rreth Oqeanit Paqësor
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë ka goditur Gadishullin Kamchatka në Lindjen e Largët të Rusisë, duke shkaktuar një cunami deri në katër metra të lartë, duke dëmtuar ndërtesat dhe duke shkaktuar alarme dhe evakuime në të gjithë Oqeanin Paqësor.
Disa persona u plagosën në rajonin e largët rus, dhe banorëve të pjesës më të madhe të bregdetit lindor të Japonisë: “Tërmeti i sotëm ishte serioz dhe më i forti në dhjetë vitet e fundit”, tha guvernatori i Kamchatka në Telegram, shkruan Index.hr, transmeton KosovaPress.
Ministri Rajonal i Situatave të Emergjencave Sergei Lebedev raportoi se pas tërmetit u regjistrua një cunami prej 3 deri në 4 metrash. “Të gjithë duhet të largohen nga bregu”, tha Lebedev në një video të postuar në rrjetet sociale.
Të tjera
BE ia jep 7.5 milionë euro për ta rritur qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës
Kosova qëndron në solidaritet me Ukrainën
Bllokohet propozimi i Cvijanoviqit për ta nominuar Trumpin për Çmimin Nobel