Malta do ta njohë shtetin e Palestinës gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator, njoftoi kryeministri i vendit Robert Abela.
“Pozicioni i vendit tonë pasqyron angazhimin tonë për të gjetur një zgjidhje në favor të paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, tha Abela në një postim në Facebook të martën në mbrëmje.
Njoftimi i Abelës erdhi vetëm disa orë pas një deklarate të ngjashme nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer dhe disa ditë pasi Franca zbuloi planet e saj për njohje.
Abela fillimisht njoftoi planet për të njohur shtetin e Palestinës në maj, duke deklaruar se kjo do të ndodhte gjatë një konference të OKB-së mbi Palestinën në qershor; megjithatë, konferenca u shty më vonë.
Të tjera
Ata kanë një të përbashkët, dashurinë për Kosovën
Kryediplomati belg paralajmëron “krizë të madhe” nëse qeveria nuk ashpërson qëndrimin ndaj Izraelit
Kreu i ushtrisë izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë propozimin për shkëmbimin e të burgosurve