Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka thënë se në kuadër të masës për mbështetjen e punësimit në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, deri më tani janë punësuar 809 qytetarë.
Sipas ministrisë aktualisht janë të hapura mbi 1,000 vende të lira pune, të cilat presin të plotësohen me punëkërkues të regjistruar në Zyrat e Punësimit.
“Kujtojmë se kjo masë mbështet punësimin përmes subvencionimit deri në 70% të pagës bruto për 6 muaj me radhë. Ftojmë të gjithë qytetarët që jetojnë në këto komuna që të regjistrohen pranë Zyrave të Punësimit dhe të përfitojnë nga kjo mundësi”, thuhet nga ministria.



Të tjera
Nuk e dini sa e rrezikshme është të flini me telefon afër kokës
Çiftet që pinë së bashku janë më të lumtur, e dini pse?
6 vese që shkatërrojnë flokët tuaj