Pas javësh të tëra aludimesh dhe zërash për një raport të mundshëm mes tyre, Don Xhoni dhe Loredana Brati, kanë ngritur dyshimet edhe më shumë me një paraqitje të përbashkët që nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat.
Reperi nga Drenica ka publikuar së fundmi një video në Instagram, ku shfaqet duke kënduar këngën e tij më të re, “Ça tha”, ndërsa pranë tij qëndron ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Loredana Brati.
Ata duken mjaft të afërt dhe të relaksuar, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një lidhje ose së paku për një afrim të veçantë mes tyre.
Nëse bëhet fjalë për një histori të re dashurie, një miqësi të fortë apo një projekt artistik – mbetet për t’u parë.
E në vazhdim pritet të mësohet e vërteta mes tyre apo një konfirmim nga vet protagonistët.



Të tjera
Këshilla për një gjumë të rehatshëm
Të paktën 140 ushtarë amerikanë të pla*gosur në luf*të me Iranin
Si të humbni 5 kilogramë pa shkuar fare në palestër