Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e ka quajtur arsye shtesë për protestë, pranimin e dokumenteve nga shteti serb si dëshmi për Gjykatën Speciale në Hagë,
“Sot, Gjykata Speciale pranoi si prova dokumente të dorëzuara nga institucionet më famëkeqe të aparatit shtetëror serb: Departamenti i Sigurisë Shtetërore të Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP), Komanda për “Kosovën dhe Metohinë” një strukturë ushtarake dhe policore e krijuar gjatë luftës kundër popullit shqiptar. Ky veprim i papranueshëm i gjykatës i jep besueshmëri një aparati që kreu krime të dokumentuara në Kosovë”, thuhet në komunikatë për media.
OVL UÇK ka paralajmëruar protestë më 7 gusht, në ora 17:00.
“Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së nuk heshtin kur historia provon të rishkruhet nga dokumentet e dhunuesit”, thuhet në komunikatë.
Të tjera
Kr*imet e ekstremistëve të krahut të djathtë në Austri rriten me mbi 40 për qind në 2025
Petar Petkoviqi refuzon të diskutojë në Bruksel për Luginën, reagon Shaip Kamberi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon su*lmin iz*raelit ndaj Katarit