Granit Xhaka është rikthyer në Premier League duke nënshkruar një kontratë trevjeçare me Sunderlandin, skuadrën angleze që këtë sezon është ngjitur në elitën e futbollit britanik.
Pas aventurës së suksesshme në Bundesligë me Bayer Leverkusen, ku u bë një nga figurat kryesore të ekipit dhe fitoi trofe, Xhaka ka vendosur të kthehet në Angli, këtë herë për të qenë pjesë e një projekti të ri ambicioz.

Ky transferim ka marrë shumë vëmendje si nga mediat shqiptare ashtu edhe ato ndërkombëtare.
Përkrahja më e madhe, megjithatë, ka ardhur nga familja.
“Jam shumë krenare për ty! Do të jem gjithmonë pranë teje”, ka qenë përshkrimi.

Ky mesazh i sinqertë shpreh mbështetjen dhe dashurinë e saj të pandërprerë, duke vërtetuar se prapa çdo suksesi qëndron edhe një partneritet i fortë familjar.
Transferimi i Xhakës te Sunderlandi pritet të sjellë emocione të reja për të dhe familjen e tij, por edhe të ringjallë shpresat e tifozëve për një sezon të denjë në elitën angleze. /Telegrafi/
Të tjera
Goli i dhjetë i Mbappes në La Liga e rikthen Realin në vendin e parë në tabelë
Zgjedhjet lokale në RMV: Ku fituan bindshëm VLEN e AKI dhe ku po vazhdon ende gara – çfarë dihet deri tash
Atiq: Lista Serbe i fitoi zgjedhjet me kërcënime ndaj qytetarëve