Një motoçiklist ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti mes veturës dhe motoçikletës në pasditen e sotme në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana i cili tha se ekipet e mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës, ka humbur jetën. Ekipet e mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes kanë konstatuar, se viktima, mashkull, është pa shenja jete. Njësia e Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka deklaruar Pllana.
Të tjera
Këto ak*uza i marrim shumë seriozisht
Aktivistët propalestinezë protestojnë kundër anijes që transportonte izraelitë në ishullin e Kretës
Qasja në informacione konfidenciale është strikt e kufizuar