Merjem Abdulaziz Mahmud Davas, një vajzë vetëm 9-vjeçare nga Qyteti i Gazës, është kthyer në simbol të tragjedisë humanitare që po përjeton populli palestinez për shkak të luftës dhe bllokadës izraelite.
Ajo nuk mund të ecë më, pasi është rënduar nga pasojat e kequshqyerjes ekstreme.
Para se të niste ofensiva në Gaza, Merjemja peshonte 25 kilogramë. Tani, ajo peshon vetëm 10. Sipas mjekëve, vajza nuk vuan nga ndonjë sëmundje të organeve – gjendja e saj është rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës së ushqimit dhe kushteve të mjerueshme ku ndodhet.
Ajo dhe familja e saj janë strehuar në një qendër për të zhvendosurit në qendër të qytetit, pasi shtëpia e tyre u shkatërrua nga bombardimet.
Familja ka kërkuar ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare që Merjemja të evakuohet urgjentisht për trajtim jashtë Gazës dhe t’i sigurohet ushqim i përshtatshëm për të mbijetuar.
Ndërkohë, situata në Rripin e Gazës po përkeqësohet çdo ditë – me mijëra fëmijë të tjerë që rrezikojnë të kenë një fat të ngjashëm me të./Sinjali
Të tjera
Presidentja Osmani takohet me Anu Pratipatin, diskutojnë për zhvillimet në vend
Mbëhet takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete nën kryesim të Osmanit
Arrestimi i pilotit kroat dhe dashnores së tij serbe, mediat kroate publikojnë mesazhet