Xhaka zgjidhet lojtari i sezonit te Sunderlandi, emocionon me reagimin e tij – Ekonomia Online

Xhaka zgjidhet lojtari i sezonit te Sunderlandi, emocionon me reagimin e tij

Granit Xhaka është zgjedhur futbollisti më i mirë i sezonit te skuadra e tij, Sunderland.

Xhaka u transferua verën e kaluar dhe menjëherë u bë shtylla e ekipit anglez, duke treguar performanca fantastike.

Pas marrjes së çmimit, Xhaka reagoi me një postim.

“Njerëzit e vunë në dyshim këtë transferim. Unë i besova vizionit. Sot, duke qëndruar këtu si Lojtari i Vitit, nuk ndiej asgjë tjetër përveç krenarisë, mirënjohjes dhe urisë për më shumë. Për tifozët, faleminderit që më pranuat që nga dita e parë, për pasionin tuaj, besimin dhe mbështetjen e pakushtëzuar në çdo betejë. Ky klub do të thotë gjithçka për mua”, shkroi Xhaka.