Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut, po punon me palët drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, duke adresuar të gjitha çështjet e pazgjidhura.
Kështu janë përgjigjur zyrtarët e Brukselit, pasi që presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë bisedës me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq, nënvizoi rëndësinë e bisedimeve Kosovë-Serbi.
“BE-ja pret që Serbia dhe Kosova të përmbushin shpejt angazhimet e tyre ndaj Dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë midis normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve dhe perspektivave konkrete për aspiratat e tyre drejt BE-së. Rruga drejt Bashkimit Evropian për të dyja palët kalon përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja,” u nënvizua nga zyra e shtypit të Komisionit Evropian.
Pasi që në qershor u zhvillua një takim në nivel kryenegociatorësh, Bashkimi Evropian shpreh gatishmërinë që të organizojë raundin e ardhshëm të bisedimeve sapo palët të sinjalizojnë gatishmërinë për t’u takuar. Kjo, sipas zyrtarëve evropianë, vlen edhe për organizimin e takimit në nivelin më të lartë politik.
Të tjera
Kërcënimet ndaj meje filluan kur përmenda Milan Radoiçiqin
Zlatan Elek dështon për herë të tretë, s’merr votat për nënkryetar
Kryeparlamentari Basha mban konferencë për media