Sot bëhen 26 vjet nga vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha. Me këtë rast, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka organizuar aktivitete përkujtimore dhe ka ritheksuar kërkesën për drejtësi, duke theksuar se edhe pas 26 vitesh rasti mbetet ende i pazbardhur.
Sipas organizatorëve, aktivitetet do të mbahen në disa pika përkujtimore në nderim të figurës dhe veprës së Komandant Drinit, ndërsa pritet pjesëmarrja e familjarëve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, veteranëve dhe qytetarëve.
Programi i aktiviteteve nis në ora 10:00 me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Në ora 11:30 do të vendosen buqeta me lule pranë memorialit Shtëpia e Bardhë, ndërsa në ora 20:00 do të organizohet ndezja e flakadanëve pranë memorialit, në bashkëpunim me Arpagjikët.
Kryetari i Organizata e Veteranëve të Luftës sëUÇK-së, Isa Berisha, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këto aktivitete, duke vlerësuar lart figurën dhe kontributin e Komandant Drinit në luftën për lirinë e Kosovës.
Nga organizata është theksuar se kujtimi për Ekrem Rexha mbetet i gjallë dhe se kërkesa për drejtësi do të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë të rastit.



Të tjera
Real Madridi do të jetë pa Valverden dhe Tchouamenin në El Clasico
Shkrepjet fantastike që tregojnë botën nga ajri
Në QKUK realizohet me sukses një operacion kompleks vaskular