Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë është hapur Kampionati Evropian i Hendbollit për vajza deri në moshën 17-vjeçare, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
Rreth 200 pjesëmarrës nga gjithsej tetë kombëtare do të jenë pjesë e garës që kërkojnë suksesin në Prishtinë.
Gara do të zhvillohet nga 4 gushti deri më 10 gusht.
Dy grupe, përkatësisht Grupi A dhe Grupi B, kanë në përbërje nga katër ekipe secila.
Në Grupin A janë Kosova, Finlanda, Letonia dhe Bullgaria, ndërsa Grupi B përbëhet nga Italia, Izraeli, Ukraina dhe Britania e Madhe.
Ndeshjet e fazës grupore zhvillohen prej të hënës deri të enjten. Dy kombëtaret e para nga secili grup kualifikohen në gjysmëfinale.
Gjysmëfinalet janë të shtunën, më 9 gusht, ndërsa finalja është të dielën, më 10 gusht.



Të tjera
Çaji që e lufton peshën e tepërt dhe dhimbjen e kokës
3 shenja që tregojnë se jeni në një marrëdhënie të gabuar
Ushqimet që nuk mungojnë kurrë në dietën e doktorëve