Kampioni i sapo shpallur i Italisë, Inter, ka vendosur ta vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin Cristian Chivu, pas sezonit të suksesshëm të zikaltërve në Serie A.
Sipas raportimeve të mediave italiane, drejtuesit e Interit kanë arritur marrëveshje me teknikun rumun për rinovimin e kontratës deri në verën e vitit 2028, ndërsa zyrtarizimi pritet të vijë shumë shpejt.
Presidenti Beppe Marotta dhe drejtuesit e klubit janë ndarë të kënaqur me punën e Chivut, i cili në sezonin e tij të parë të plotë në krye të ekipit arriti ta udhëheqë Interin drejt titullit kampion në Serie A.
Mediat italiane raportojnë se trajneri rumun do të përfitojë edhe rritje page me kontratën e re, ndërsa projekti i klubit do të vazhdojë të ndërtohet rreth tij.



Të tjera
Inter blindon Chivun – trajneri rumun rinovon kontratën
PSG hyn në garë për yllin e madh të Newcastle United
Mos e thithni energjinë negative nga të tjerët, 7 këshilla