Ministrja e Jashtme e Australisë, Penny Wong, ka deklaruar për transmetuesin publik ABC se “ekziston rreziku që të mos mbetet asgjë nga Palestina për ta njohur”, ndërsa lufta dhe kriza humanitare në Gaza vazhdojnë të thellohen.
Megjithatë, ajo nuk dha një afat se kur Australia do të njohë shtetin palestinez, duke thënë vetëm se “është çështje kohe, jo nëse do të ndodhë”.
Deklarata e saj erdhi pas një proteste masive në Sidnej, të dielën, ku mijëra qytetarë shprehën zemërimin për situatën katastrofike në Gaza, përfshirë vrasjet e grave dhe fëmijëve dhe bllokimin e ndihmave.
E pyetur nëse Australia po shqyrton sanksione ndaj Izraelit, Wong u përgjigj: “Nuk spekulojmë për sanksione, sepse kanë më shumë efekt kur nuk paralajmërohen paraprakisht.”
Ajo theksoi se Australia ka vendosur tashmë sanksione ndaj dy ministrave të ekstremit të djathtë në qeverinë Netanyahu – Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich – si dhe ndaj kolonëve izraelitë të konsideruar “ekstremistë”. /mesazhi




Të tjera
12 gabimet e prindërve që do t’u kushtojnë shtrenjtë kur fëmijët të rriten
Milani e siguron një transferim për janar, i do edhe tre të tjerë
Përfitimet e mira nga konsumimi i çajit të luleradhiqes çdo ditë