Behar Preniqi, u arrestua dje nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Bajakovo në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë.
Arrestimi u bë me pretendimin se ai kishte qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me këtë rast, ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Kryetari Hysni Gucati, deklaroi për KosovaPress se Preniqi nuk figuron në emrat e listave të arkivave të kësaj organizate, transmeton Klankosova.tv.
“Në dokumentacionet tona në organizatë të veteranëve ai nuk është as anëtar as nuk ka dosje, te ne nuk ka. Te ne ai nuk ka dokumentacion se është veteran i UÇK-së, mua më vjen keq sepse ai është qytetar i Kosovës, por te ne nuk është në evidenca”, tha Gucati.
Pretendimet e autoriteteve serbe se Preniqi ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka hedhur poshtë edhe familja e tij.
Familja për Klankosova.tv ka deklaruar se Behar Preniqi në kohën e luftës ka qenë fëmijë./ Klankosova.tv
Të tjera
Çeku synon transformimin e kryeqytetit
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia rrisin mbrojtjen përmes blerjeve nga ShBA-ja
Gazetarja vizuale që dokumentoi Ga*zën e u vr*a në një su*lm ajror nga Iz*raeli