Presidenca e Kosovës, një vit më parë, kishte konfirmuar se institucionet e sigurisë kanë mbledhur informata se si gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban, po e cenon sigurinë kombëtare e rendin kushtetues të Kosovës.
Gjykata Kushtetuese, Ministria e Drejtësisë dhe institucione të tjera relevante ishin informuar për këtë veprimtari të gjyqtarit Laban.
RTKlive merr vesh, bëjnë të ditur se pikërisht ky gjyqtar është caktuar të premten nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë lidhur me rendin kushtetues të Kosovës, në cilësinë e gjyqtarit raportues.
E lidhur me këtë çështje, presidentja e shtetit, Vjosa Osmani mban një konferencë për media. Konferenca do të mbahet në ora 16:30.
Radomir Laban u emërua gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës më 9 gusht 2018. Mandati i gjyqtarit Laban në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës është nëntë vjet.
Të tjera
Ushtarët polak të KFOR-it në patrullime përgjatë kufirit në veri të Kosovës
Trump pas su*lmit në Minneapolis: Reagoi shpejt edhe FBI-ja
Osmani në takim me përfaqësuesin francez kërkon heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës