E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, ka biseduar sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë bisedës, Pierce shprehu shqetësimin e saj lidhur me tensionet e krijuara dhe nevojën për të zgjidhur çështjet, shkruan IndeksOnline.
Në njoftimin e Ambasadës britanike thuhet se Pierce do të bisedojë edhe me presidentin serb.
“Dame Karen Pierce, e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, foli sot me kryeministrin në detyrë Kurti për të diskutuar shqetësimet e saj në lidhje me tensionet e fundit midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe nevojën për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Dame Karen theksoi se Mbretëria e Bashkuar mezi pret të mirëpresë përfaqësuesit e Kosovës në takimet e Procesit të Berlinit në Mbretërinë e Bashkuar në tetor. Dame Karen do të flasë gjithashtu me presidentin e Serbisë” deklaron Ambasada.
Të tjera
Ushtarët polak të KFOR-it në patrullime përgjatë kufirit në veri të Kosovës
Trump pas su*lmit në Minneapolis: Reagoi shpejt edhe FBI-ja
Osmani në takim me përfaqësuesin francez kërkon heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës