Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është miratuar vendimi për themelimin e shkollës fillore “Azem Morana” në fshatin Moranë, Komuna e Studeniçanit. Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i cili e cilësoi këtë si një akt nderimi për figurën e Azem Moranës — mësues, patriot dhe luftëtar i arsimit shqip.
Mexhiti tha se themelimi i kësaj shkolle është rikthim i figurës së Moranës përmes një institucioni që do të edukojë breza të rinj me dije dhe ndërgjegje kombëtare. Ai e quajti vendimin një borxh të vonuar ndaj një njeriu që jetën ia kushtoi arsimit dhe idealit të lirisë.
“Shkolla ‘Azem Morana’ do të jetë një tempull kujtese dhe një burim frymëzimi për brezat e ardhshëm,” theksoi Mexhiti./shenja



Të tjera
500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët
Sjelljet që dëmtojnë lidhjen emocionale me fëmijët
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina Mall-Veternik-QMI