Ish-kryeministri dhe ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet rreth Gjykatës Speciale dhe protestën e 7 gushtit të thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Ai ka deklaruar se mbështet luftën e UÇK-së dhe ka kritikuar mënyrën se si po trajtohen ish-krerët e saj në Hagë, transmeton Kosova.
Por ky pozicionim i fundit i Mustafës ngre jo pak pikëpyetje, sidomos për ata që e kujtojnë fjalorin e tij të dikurshëm, kur shpesh shprehej me përçmim ndaj luftës dhe figurave kyçe të UÇK-së. Nga deklaratat që e vinin në pikëpyetje rolin e luftës çlirimtare, te përplasjet me përfaqësues të saj në institucionet e Kosovës, Mustafa është parë si një nga zërat më kritikë të asaj periudhe historike.
“Është detyrë e gjithë neve të mbrojmë vlerat e luftës, dhe të mos lejojmë të rishkruhet historia me dëshmi të instrumenteve të pushtetit serb…”, u shpreh ish-lideri komunist i Jugosllavisë.
Ironikisht, ky është po ai Mustafa që për vite me radhë ka kontribuar në zbehjen e këtyre vlerave përmes qëndrimeve të tij politike dhe retorikës përjashtuese ndaj luftës së armatosur.
Ai thekson se shteti i Kosovës është rezultat i dy rrugëve: rezistencës paqësore të Rugovës dhe luftës së UÇK-së, por për shumë kë, kjo tingëllon më shumë si përpjekje për të larë duart nga qëndrimet e kaluara sesa një bindje e sinqertë.
Kur flet për besimin në drejtësinë ndërkombëtare dhe për rolin e Thaçit, Veselit dhe të tjerëve në themelimin e Dhomave të Specializuara, Mustafa shfaqet si dëshmitar i një kohe kur politika kosovare shkoi përtej ndasive. Por ai harron të përmendë rolin që vetë ai pati në dobësimin e pozitës së luftës çlirimtare brenda skenës politike kosovare.
Në fund, ai thotë se po të kishte shëndet, do të ishte fizikisht në protestën e 7 gushtit:
“Me Thaçin, Veselin, Krasniqin, Selimin kemi qenë kundërshtarë politik… Por, në këtë rast, sikur ta kisha shëndetin, me 7 gusht do të isha edhe unë në Sheshz’- tha Musfata.
Një deklaratë që për disa mund të tingëllojë si reflektim, por për shumë të tjerë, thjesht si hipokrizi politike – një përpjekje për të shpëtuar fytyrën në një kohë kur historia po gjykon edhe ata që dikur heshtën apo sulmuan vlerat e luftës.



Të tjera
Pëlqeni keçap apo salcë domateje, ky shkrimi do ju bëjë të ndryshoni shije
Nisni mëngjeset me qumësht të kombinuar me mjaltë
Gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes nga ky veprim