Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se do të kryhen “teste të forta” për të parandaluar pjesëmarrjen e atletëve transgjinorë në Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”, raporton Anadolu.
Pas një ceremonie nënshkrimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump komentoi mbi pjesëmarrjen e atletëve transgjinorë në Lojërat Olimpike.
Ai deklaroi se atletët që dëshirojnë të garojnë në Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028” do t’u nënshtrohen “testeve të forta”. “Nëse rezultatet e testeve të tyre janë negative, ata nuk do të jenë në Lojërat Olimpike”, theksoi Trump.
“SHBA-ja nuk do të lejojë burrat të vjedhin çmimet e grave në Lojërat Olimpike të vitit 2028”, tha ai.
Presidenti amerikan nënshkroi urdhrin ekzekutiv që ndalon atletët transgjinorë nga sportet e grave dhe shtoi se biologjikisht ka dy gjini meshkuj dhe femra dhe se nuk pranojnë asnjë përkufizim tjetër.
Sipas dekretit, financimi do të ndërpritet për të gjitha institucionet arsimore që marrin fonde federale nëse ato lejojnë sportistët transgjinorë të marrin pjesë në sportet e grave.
Të tjera
Ushtarët polak të KFOR-it në patrullime përgjatë kufirit në veri të Kosovës
Trump pas su*lmit në Minneapolis: Reagoi shpejt edhe FBI-ja
Osmani në takim me përfaqësuesin francez kërkon heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës