Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se i dërguari i tij i posaçëm, Steve Witkoff, pati një takim “shumë produktiv” me presidentin rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu.
“U bë përparim i madh”, shkroi Trump në “Truth Social”.
Trump tha se i ka informuar disa nga aleatët evropianë.
“Të gjithë janë dakord se kjo luftë duhet të përfundojë dhe ne do të punojmë drejt kësaj në ditët dhe javët që vijnë”, shtoi ai.
Witkoff mbërriti në Moskë më herët sot në vizitën e tij të pestë në Rusi që nga fillimi i vitit. Ai u takua për herë të fundit me Putinin më 25 prill.
Vizita erdhi dy ditë para përfundimit të afatit dhjetëditor të Trumpit që Rusia të arrijë një marrëveshje armëpushimi me Ukrainën.



Të tjera
Nëntë cepat më të papastër të shtëpisë tuaj
Papa Leoni sërish i përgjigjet Trumpit: Misioni ynë është predikimi i paqes
SHBA-ja propozon rezolutë në OKB për lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit