Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur sot seanca dëgjimore ndaj Igor Popoviq, i cili akuzohet nga Prokuroria Speciale për veprën penale të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit ndërmjet komuniteteve.
Në këtë seancë po shqyrtohet marrëveshja për pranim të fajësisë, të arritur ndërmjet të akuzuarit Popoviq dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Popoviq u arrestua muajin e kaluar, pasi gjatë një tubimi publik në Hoçë të Madhe të Rahovecit, dyshohet se mbajti një fjalim me përmbajtje nxitëse, duke cenuar rendin kushtetues dhe bashkëjetesën ndëretnike në vend.
Trupi gjykues pritet të vendosë nëse do të miratojë apo refuzojë marrëveshjen për pranim të fajësisë, në përputhje me dispozitat ligjore.



Të tjera
Meshkujve iu pëlqejnë vajzat me syze, tregon një sondazh
Fëmijët e lindur në janar janë më inteligjentë dhe më shpesh bëhen të famshëm
Do të flini boll, kur të vdisni…