Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për Kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit

VV-ja nesër mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, bëhet prezantimi dhe zgjedhja e kandidatit për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje e ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm për nesër, më 9 maj 2026, ditë e shtunë, duke filluar nga ora 10:00, transmeton KosovaPost.

Sipas rendit të ditës, në fokus të mbledhjes do të jenë prezantimi dhe zgjedhja e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Republikës së Kosovës, si dhe diskutimi për finalizimin e kandidaturave për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Në rend dite janë paraparë edhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, caktimi i procesmbajtësve, fjala e kryetarit të Lëvizjes dhe njëherazi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si dhe diskutime mbi situatën politike në vend.

Po ashtu, Këshilli i Përgjithshëm pritet të autorizojë kryesinë qendrore për finalizimin e listës së kandidatëve për deputetë.

Njoftimi është nënshkruar nga Arbërie Nagavci, kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.