Ka heshtje që flasin shumë….Një shembull i qartë është ajo që ndodhi të enjten, më 7 gusht 2025, kur “France Football” shpalli 30 kandidatë për çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, që do të ndahet më 22 shtator në Paris.
Edhe pse Real Madridi ka tre të nominuar; Vinicius, Mbappé dhe Bellingham, klubi madrilen nuk e bëri publike me pompozitet këtë fakt, ndryshe nga herët e tjera.
Tradicionalisht, Real Madridi i kushton një hapësirë të veçantë në faqen e tij zyrtare, rrjetet sociale, madje edhe në televizionin e klubit të gjitha nominimeve, qoftë për “Topin e Artë”, apo edhe çmimet e tjera si “Kopa” (për lojtarët nën 21 vjeç), “Yashin” (për portierin më të mirë) apo “klubi më i mirë i sezonit”.
Në vitin 2024, Vinicius, Bellingham, Carvajal, Mbappé, Valverde, Rüdiger dhe Kroos ishin të nominuar për lojtarin më të mirë, ndërsa Güler dhe Lunin konkuronin në kategoritë e tyre.
Në vitin 2025, Real Madridi ka zgjedhur heshtjen e plotë, që lidhet drejtpërdrejt me ngjarjet e edicionit të kaluar. Kur dukej se Vinicius Junior do ta fitonte “Topin e Artë” për vitin 2024, disa sinjale të papritura që arritën në klub dhe tek vetë lojtari, pak orë para ceremonisë, paralajmëruan se fitues do të ishte Rodri. Kjo solli një vendim drastik. Real Madridi vendosi të mos dërgonte asnjë përfaqësues në Paris, në ceremoninë përkatëse.
Të tjera
KFOR-i gjerman trajnohet për identifikimin dhe ndjekjen e dronëve
Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin
Kosova është në rrugën e duhur drejt organizatave evropiane dhe euroatlantike