Një 56-vjeçare ka vdekur në Ferizaj pasi në rrethana ende të panjohura ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese banimi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Ju njoftojmë se sot, më datë 08.08.2025, rreth orës 16:35, kemi pranuar një informatë se në rrugën ‘12 Qershori’, në afërsi të udhëkryqit me rrugën ‘Zenel Hajdini’ në Ferizaj, një person i gjinisë femër, e moshës 56 vjeçare, në rrethana ende të panjohura, ka rënë nga kati i pestë i një ndërtesë banimi”, tha Veseli.
Tutje, ai u shpreh se njësitet policore dhe autoambulanca kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa personi është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj në gjendje të rëndë shëndetësore.



Të tjera
Të mirat shëndetësore që vijnë nga produktet e qumështit
Priti penalltinë, Aro Muriq shpallet “Man of the Match” ndaj Juventusit
Kjo është 67-vjeçarja që vdiq, pasi ra nga Ura e Moglicës