Vigan Qorrolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar LDK dhe PDK pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, i quan ato dy çifigarë të vjetër që nuk pranojnë se koha e bejlerëve ka mbarurar.
“LDK dhe PDK, bashkë si dy çifligarë të vjetër që s’pranojnë se koha e bejlerëve ka mbaruar, po trokasin te dera e Gjykatës Kushtetuese me ymytin që ajo t’ua dhuroj Kryetarin e Kuvendit”, shkruan Qorrolli.
Sipas tij, ato e bëjnë me sherr e me krijimin e inxhinjeringut dhe propagandës.
Kjo s’do ndodh kurrë sepse neni 67.2 i Kushtetutës, flet qartë si drita e diellit:
“Kryetari i Kuvendit propozohet [zgjidhet] nga grupi më i madh parlamentar.””, vazhdon shkrimin Qorrolli.



Të tjera
40 thënie që ua kthejnë vetëvlerësimin
E pini kafenë e zezë? Ja çfarë thotë shkenca për ju
Këto ushqime janë ideale për funksionimin optimal të trurit