Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, ka kërcënuar se do të rrëzojë qeverinë dhe do të detyrojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja, mes tensioneve në rritje për drejtimin e luftës në Gaza.
Sipas transmetuesit publik izraelit Kan, Smotrich i bëri komentet gjatë një mbledhjeje të kabinetit të sigurisë të enjten mbrëma, ku po diskutoheshin operacionet e ardhshme ushtarake. “Nga ana ime, mund të ndalojmë gjithçka dhe t’ia lëmë popullit të vendosë,” tha ai.
Koalicioni qeverisës ka aktualisht vetëm 60 vende në Knesset prej 120 anëtarësh, pasi partia United Torah Judaism dhe deputeti i ekstremit të djathtë Avi Maoz u tërhoqën javët e fundit. Zgjedhjet do të mund të zhvilloheshin vetëm nëse partitë në Knesset votojnë për shpërbërjen e qeverisë.
Në një deklaratë publike të rrallë, Smotrich tha më pas se kishte “humbur besimin se kryeministri është i aftë dhe i gatshëm ta udhëheqë ushtrinë drejt një fitoreje vendimtare”. /mesazhi



Të tjera
Mos u ankoni – ushtrime mund të bëni edhe në karrige
Kryetarët e Listës Serbe pasi rimarrin pushtetin në veri i raportojnë Petkoviqit në Rashkë
10 gjëra për çka njerëzit pendohen që s’i kanë bërë në rini