Putini thotë se është dakord që lufta në Ukrainë të përfundoj

Pse Alaska do të jetë nikoqire e samitit Trump-Putin?

SHBA-të dhe Rusia janë më pak se tre milje larg njëri-tjetrës në pikën e tyre më të afërt.

Në dimër, është e mundur të ecësh edhe nëpër ujin e ngrirë midis ishullit të vogël Diomede të SHBA-së dhe ishullit të madh Diomede të Rusisë, sipas qeverisë amerikane.

Shteti amerikan ishte një vendbanim rus përpara se të blihej nga Uashingtoni menjëherë pas Luftës Civile në 1867. SHBA-të blenë tokën për 7.2 milionë dollarë, transmeton Telegrafi.

Nigel Gould-Davies, një bashkëpunëtor i lartë për Rusinë dhe Euroazinë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, thotë se “simbolika” e mbajtjes së samitit në Alaska ishte e qartë.

Ai thotë se vendndodhja “natyrisht favorizon Rusinë”.

“Është e lehtë të imagjinohet Putini duke e bërë të qartë këtë pikë, ne dikur e kishim këtë territor dhe jua dhamë juve, prandaj Ukraina e kishte këtë territor dhe tani duhet të na e japë neve”, thotë ai, duke iu referuar transaksionit të vitit 1867 të njohur si Blerja e Alaskës.

Jo vetëm që është i rëndësishëm gjeografikisht dhe historikisht, por shërben edhe për një qëllim ekonomik.

“Alaska është rritur në rëndësi gjeopolitike për shkak të lëndëve djegëse fosile të pashfrytëzuara. Trump ka shtyrë me agresivitet për më shumë kontroll në Arktik, plane për Grenlandën dhe qasje në naftë. Mbajtja e bisedimeve atje përqendron bisedën aty ku energjia globale dhe interesat territoriale janë të larta. Dhe presidenti amerikan lulëzon në spektakël. Dhe ky prioritet ekonomik duket se është lart në vlerësimet e Rusisë”, tha korrespondenti amerikan i Sky News, David Blevins.

Ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, në një deklaratë mbi samitin, përmend së pari “interesat ekonomike” para Ukrainës.

“Është në Alaska dhe në Arktik që interesat ekonomike të vendeve tona bashkohen dhe lindin perspektiva për zbatimin e projekteve të mëdha me përfitim të ndërsjellë. Megjithatë, presidentët padyshim do të përqendrohen në diskutimin e mënyrave për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme për krizën e Ukrainës”, shtoi Ushakov