Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) do të përurorojë sot masat e zbatuara të efiçiencës së energjisë në ndërtesat sociale në Prishtinë, përkatësisht në objektet MAB tek Medreseja dhe MAB në Hajvali.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e këtyre objekteve përmes zbatimit të masave që reduktojnë konsumin e energjisë dhe përmirësojnë efiçiencën termike, si pjesë e përkushtimit të institucioneve për zhvillim të qëndrueshëm dhe efikas energjetik.



Të tjera
Policia intervenon në dy raste të kalimit të paautorizuar të kufirit
LeBron James thyen rekord historik në NBA
Finalja e “EFL Cup”, Arsenali dhe Manchester City luftojnë për trofeun e parë të sezonit