Janë disa detaje të vogla që bëjnë modelen Lindsey Wixson të tërheqë vështrimet e të tjerëve me grimin e saj symaceje.
Aktualisht janë tri gjëra që spikatin:
1. Bishti i symaces është më i gjatë se ato që shihni ju zakonisht këto ditë.
2. Kurba e qerpikut fillon të devijojë nga linja e saj natyrore dhe valëvitet pak më shpejt se sa një symace e zakonshme, kështu që krijon iluzionin e dy linjave nga larg.
3. Ajo ka një vijë të bardhë në qepallën e poshtme, të cilën ne arrijmë ta dallojmë, por ajo që është interesante, është se ka një hije të artë pikërisht poshtë saj. Kjo është delikate, por i jep kontrastin të bardhës në mënyrë që të “kërcejë“.
Secilën nga këto tri detaje, ju mund ta zgjidhni për të provuar.



Të tjera
Fashat ngjitëse me proteina shërojnë më shpejtë plagët
Tri detaje të vogla që spikasin shikimin symace
Fëmijët duhet të shmangin ekranet e telefonëve një orë para se të flenë