Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, ku ka marrë disa vendime të rëndësishme financiare për komunat, bizneset dhe institucionet publike.
Në këtë mbledhje, kabineti qeveritar ka miratuar:
- Ndarjen e 24,236.29 eurove për Komunën e Mitrovicës së Veriut, si dhe shtimin e dhjetë pozitave të reja të punës në këtë komunë;
- Transferimin e 2.3 milionë eurove nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në blerjen e makinerive të avancuara prodhuese dhe përpunuese;
- Kthimin e 489,932.72 eurove nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në Buxhetin e Republikës së Kosovës për Ndërmarrjen Shoqërore PRN046 “FAN Zahir Pajaziti”;
- Miratimin në parim të huamarrjes deri në 2.54 milionë euro për Radio Televizionin e Kosovës, për të siguruar likuiditetin financiar të transmetuesit publik.
Vendimet pritet të hyjnë në fuqi pas përfundimit të procedurave të rregullta ligjore.



Të tjera
Policia intervenon në dy raste të kalimit të paautorizuar të kufirit
LeBron James thyen rekord historik në NBA
Finalja e “EFL Cup”, Arsenali dhe Manchester City luftojnë për trofeun e parë të sezonit