Në Alaskë, mbrëmë u mbajt një takim mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe homologut të Rusisë, Vladimir Putin.
Në një deklaratë të shkurtër të zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov nuk e komentoi gjerësisht samitin, por shpjegoi pse të dy liderët nuk iu përgjigjën pyetjeve të mediave.
“Nuk ishte e nevojshme t’u përgjigjeshin pyetjeve të gazetarëve, të dy liderët dhanë përgjigje të plota. Ky takim dhe biseda na lejojnë të nisim rrugën e kërkimit të përbashkët të opsioneve për një zgjidhje paqësore”, deklaroi ai.
Pas përfundimit të takimit treorësh, Putin dhe Trump iu drejtuan së bashku mediave, por pa dhënë mundësi për pyetje nga gazetarët.
Putini, gjatë mbërritjes në Alaskë, refuzoi të përgjigjej për pyetjet në lidhje me vrasjen e civilëve në Ukrainë, duke u shtirur sikur nuk i dëgjonte pyetjet e gazetarëve amerikanë.
Gjatë fjalimit të tij, diktatori rus përsëriti se duhet të “eliminohen shkaqet thelbësore të konfliktit” dhe se duhet të arrihet një “ndarje e drejtë e sigurisë në Evropë dhe në botë në tërësi”.
Ai shprehu veçanërisht kënaqësi për faktin se, për herë të parë që nga nisja e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, kishte dalë nga izolimi ndërkombëtar.
“Është e qartë se më herët apo më vonë duhet korrigjuar situata, duke kaluar nga përplasja në dialog”, tha presidenti rus.
Ndryshe, nuk dihet nëse do të ketë takim të dytë, megjithëse Putin e ftoi Trumpin në Moskë.
Të tjera
Baraliu kërkon trajtim serioz të fakteve për Listën Serbe
Telefon, USB dhe uniforma ushtarake – çfarë u gjet në shtëpinë e të arrestuarit për sulmin ndaj KFOR-it e policisë në Zveçan
Kardinali italian, shtatë orë me emrat e fëmijëve të vrarë në Gaza