Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se presidenti kinez Xi Jinping i kishte thënë se Kina nuk do të pushtonte Tajvanin për sa kohë që Trump është në detyrë.
Trump i bëri këto komente në një intervistë me Fox News, përpara bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin mbi pushtimin e Ukrainës nga Moska.
“Do t’ju them, e dini, keni një gjë shumë të ngjashme me Presidentin Xi të Kinës dhe Tajvanit, por nuk besoj se ka ndonjë mënyrë që kjo të ndodhë për sa kohë që unë jam këtu. Do ta shohim”, tha Trump gjatë një interviste në “Special Report” të Fox News.



Të tjera
Përdorni birrë për shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës
Gratë që përdorin antibiotikë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës
Duhet apo jo ta ruash bukën në frigorifer?