Ish-ambasadori i NATO-s: Trump nuk mori asgjë

Ish-ambasadori i NATO-s: Trump nuk mori asgjë

Duke folur për BBC-në pasi Trump dhe Putin dhanë deklaratat e tyre,

Ish-ambasadori i SHBA-së në NATO, Douglas Lute, duke komentuar takimin nw mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe atij të Rusisë, Vladimir Putinit, ka thwnw se Trump nuk fitoi asgjë nga samiti me homologun e tij rus.

“Putini largohet me fundin e izolimit ndërkombëtar”, thotë Lute.

 

Ai është parë si një njeri i madh në skenën e madhe me presidentin e SHBA-së: Pritje e ngrohtë, qilim i kuq, duke hipur në makinën e Trump, duke qëndruar para një shenje që thoshte ndjekja e paqes – gjë që është gjithçka tjetër përveç asaj që përfaqëson Vladimir Putini.

“Nuk jemi më afër – në fakt, mund të jemi më larg një zgjidhjeje paqeje në Ukrainë sesa ishim në fillim të ditës.”