Presidenti amerikan, Donald Trump, pas përfundimit të takimit me homologun rus, Vladimir Putin, zhvilloi një bisedë telefonike me liderin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në të cilën morën pjesë edhe një numër i madh liderësh evropianë.
Përveç dy presidentëve, në bisedë morën pjesë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, presidenti i Finlandës, Alexander Stubb dhe presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki.
Nga pala amerikane, krahas Trumpit, në bisedë morën pjesë emisari për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff dhe Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio.
Sipas informacioneve të publikuara nga gazetari i mediumit amerikan, Axios, Barak Ravid, thirrja telefonike mes Trumpit, Zelenskyt dhe liderëve evropianë “nuk ishte e lehtë.”
Trump u përcolli bashkëbiseduesve mesazhin e Putinit, duke thënë se ai “nuk dëshiron një armëpushim, por një marrëveshje gjithëpërfshirëse për përfundimin e luftës”.
Gjithnjë sipas Ravidit, Trump u pajtua me homologun rus, duke thënë se “një marrëveshje e shpejtë paqeje është më e mirë se një armëpushim”.
Ndryshe, Trump pritet ta takojë gjatë ditës së hënë liderin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale.



Të tjera
Rita Ora mahnit me paraqitjen në Mykonos, kombinon bikinit me taka të larta
Edhe një qytetar i Kosovës arrestohet nga Serbia, akuzohet për “krime lufte”
Lotina Haziri dhe Mozzik në pritje të fëmijës së parë, çifti zbulon se do të bëhen prindër të një djali