Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka zhvilluar kontrolle të detajuara ndaj pasagjerëve të fluturimit Londër–Prishtinë, në kuadër të planit operativ për parandalimin e kontrabandës dhe shkeljeve tjera ligjore.
Gjatë kontrolleve, një pasagjeri iu gjetën mjete monetare mbi sasinë e lejuar. Ai mbante 9,500 funta britanike (11,033 euro), ndërsa sipas procedurave ligjore, 25% e shumës iu konfiskua nga autoritetet.
Policia Kufitare ka bërë të ditur se kontrollet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, si masë parandaluese për ruajtjen e sigurisë dhe respektimin e ligjit në pikat kufitare.
Të tjera
Çka mendon Gërvalla për Rexhep Selimin – mohon të ketë bashkëpunuar me Gjykatën Speciale
Protestojnë 6 redaktorë të RTK-së, Menaxhmenti: Nesër dalim me qëndrim
Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin – Kosova nuk flirton me fuqi malinje