Nesër me fillim nga ora 11:00 do të mbahet vazhdimi i radhës i seancës konstituive i Kuvendit të Kosovës.
Ndonëse ende nuk është konstituar legjislatura e re, ky institucion tashmë ka dhënë tender për pajisjen me Laptop të ri për 120 deputetët.
Dosja është publikuar në faqen e E-Prokurimit.
Vlera e këtij tenderi llogaritet të jetë diku 90 mijë euro.
Dhe sipas një përllogaritje një Laptop pritet të kushtojë diku 750 euro.
Fitues është kompania EGS Pattern ShPK.
Nënshkrimi i kontratës parashihet të bëhet nesër më 20 gusht.




Të tjera
A e redukton çokollata stresin?
Irani vendos gjashtë kushte për t’i dhënë fund luftës
Como “fluturon” drejt Champions-it, shkatërron Pisën me pesë gola