Zëvendës Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjenerali i Brigadës Cahit Irican, sot kryesoi Ceremoninë e Ndërrimit të Komandës për Kontingjentin Armen në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë, transmeton KosovaPost.
Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, KFOR bëri të ditur se Gjenerali i Brigadës Irican shprehu vlerësimin e tij për ushtarët armenë për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm, saktësinë dhe vendosmërinë e palëkundur në detyrat e tyre.
“Gjatë ceremonisë, ushtarëve iu dha Medalja e NATO-s Jo-Artikulli 5 në njohje të suksesit, kompetencës dhe përpjekjeve të tyre të zellshme në mision”, bëhet e ditur në njoftim.



Të tjera
Kurti pasi u nominua për kryeministër: Është detyrim historik, këtë detyrë do ta përmbushim e s’na ndalë dot askush
Tri gjëra që është mirë t’i kopjojmë nga fëmijët
Mourinho: Irani e meriton të luajë në Kupën e Botës