Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen lamtumirëse për Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, e cila u mbajt në rezidencën e këtij të fundit.
Në adresimin e tij, kryeministri tha se jemi mbledhur këtu sonte për të festuar miqësinë e fortë ndërmjet Kosovës dhe Finlandës dhe shërbimin e jashtëzakonshëm të ambasadorit Nissinen. Ai tha se Kosova dhe Finlanda kanë shumë ngjashmëri. Ndër të tjerash, të dy kufizohen me një fqinj më të madh që historikisht është treguar agresiv, një realitet që na ka kërkuar të qëndrojmë vazhdimisht vigjilentë. Po përtej realiteteve gjeopolitike, shumica e gjërave që ndajmë si dy vende, janë pozitive dhe janë të rrënjosura thellë në optimizmin e popujve tanë, u shpreh më tej.
Duke folur për rolin, kontributin dhe angazhimin e ambasadorit Nissinen gjatë shërbimit të tij, kryeministri tha: gjatë tre viteve të fundit, ambasadori Nissinen ka mishëruar vlerat e partneritetit (ndërmjet dy vendeve tona), duke ndihmuar në fuqizimin e rrugës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe duke mbështetur aplikimin tonë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Gjatë mandatit të tij si ambasador, u themeluar Oda Ekonomike Finlandë-Kosovë. Finlanda gjithashtu kontribuon në sigurinë tonë, duke qenë pjesë e EULEX-it dhe misionit të KFOR-it, me 59 oficerë që shërbejnë aktualisht në Kosovë.
Krahas mirënjohjes, kryeministri i uroi suksese ambasadorit dhe prosperitet të mëtutjeshme në karrierën e tij.
Të tjera
Deklarata e tij zemëroi Parisin, Franca ka thirrur ambasadorin amerikan për sqarime
OBI kundërshton planet e Iz*raelit për pushtimin e Rripit të Ga*zës Organizata për
Reforma në sistemin prokurorial synon forcimin e pavarësisë