Protestat që vijojnë tashmë prej muajsh në Serbi, e kanë detyruar Aleksandër Vuçiç të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Mbledhja u kryesua nga vetë Presidenti serb Vucic, ndërsa në të merrnin pjesë Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, Kryeministri Đuro Macut, Ministri i Mbrojtjes, Drejtori i shërbimeve sekrete serbe, Ministri i Punëve të Brendshme si dhe krerët më të lartë të autoriteteve policore e gjyqësore.
Tema qendrore te takimeve kane qene dhe situata ne Kosove dhe zhvillimet e fundit në Bosnjë e Hercegovinë dhe republikën Srpska. Se fundmi ne Beograd janë sulmuar ambientet e partisë progresive serbe të presidentit Vuçiç. Ndërhyrja e Policisë së Serbisë ka qenë e ashpër, duke vijuar me arrestime.
Autoritetet kane arrestuar tre persona me akuzën për vandalizimin e ambienteve të partisë progresive serbe ne rrugën Cvijićeva në Beograd. Konkretisht një burrë 31-vjeçar dhe dy vajza, të moshës 19 dhe 22 vjeç, u arrestuan me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik në Beograd, nën dyshimin për sjellje të dhunshme në një tubim publik të paregjistruar.
Sipas mediave serbe, njëra nga vajzat theu një dritare në ambientet e partisë së Vuçiç, ndërsa dy të tjerat hodhën gurë dhe i vunë flakën kontejnerëve. Ministria e brendshme aty ka bërë një kalkulim të numrit të palëkundur të protestuesve. Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç deklaroi se në Beograd kishte “gjithsej 2,300 deri në 2,400 protestues që po prishën në mënyrë drastike rendin publik” dhe qe sipas tij “treguan me agresivitetin e tyre se kishin ndërmend të shembnin, t’i vinin flakën ambienteve partisë dhe të sulmonin policinë”.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, zgjodhi te vizitonte nga afër mbrëmjen e së hënës ambientet e sulmuara përpos zyrave të partisë së tij në rrugën Cvijićeva .
“Ata po përpiqen të shkatërrojnë vlerat themelore me të cilat jemi mësuar. Ne do t’u rezistojmë atyre dhe do të luftojmë”, tha Vuçiç gjate inspektimeve.
Serbia po përjeton protesta të rregullta dhe të dhunshme kundër qeverisë. Shkak u be shembja e tendës së stacionit hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024, e cila vrau 16 persona”, por më vonë tubimet e udhëhequra kryesisht nga studentët, u kthyen kundër qeverisë dhe korrupsionit të përhapur në vend.
Të tjera
Rritet në 246 numri i gazetarëve të vr*arë në su*lmet iz*raelite në Rripin e Ga*zës
Lista Serbe, rre*zik për stabilitetin
Prania e policisë te ura e re mbi Ibër është masë parandaluese, jo alarm