Pas ndeshjes ndaj Spanjës që ishte e fundit e fazës së grupeve të Kampionatit Europian, Gjermani 2024, Kombëtarja do të kthehet në Shqipërisë.
E gjithë skuadra “kuqezi” do të niset këtë të martë në orën 12:00 nga Dusseldorf-i dhe rreth orës 15:00 pritet të mbërrijë në aeroportin e Rinasit.
Shqipëria mbylli rrugëtimin në EURO 2024 pas ndeshjes ndaj Spanjës, ku u mund me rezultatin 0-1, por me një paraqitje dinjitoze, jo vetëm në takimin e fundit, por edhe me ndeshjet kundër Italisë dhe Kroacisë, me të cilat ishin pjesë e Grupit B ose thënë ndryshe pjesë e “Grupit të Ferrit”./ Super Sport



Të tjera
Basha: Përkujtimi i 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, thirrje për drejtësi dhe zotim
Manipulim votash: Avokati Sylaj konfirmon lirimin e klientit pas intervistimit
Përfshirja e Lajçak në skandalin me Epstein: Vjen paralajmërimi për ndryshime në dialogun Kosovë–Serbi