Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj gjyqtarit francez Nicolas Yann Guillou, i cili pati një rol kyç në procedurën paraprake të rastit të ish-presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale.
Përmes një deklarate, Departamenti Amerikan i Shtetit, theksoi se Guillou ka autorizarur lëshimin e urdhër-arresteve ndërkombëtare për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, në lidhje me akuza për krime lufte, transmeton klankosova.tv.
Ky veprim ka shkaktuar reagimin e administratës amerikane, e cila e ka vendosur gjyqtarin nën sanksione.
Përveç Guillou, janë sanksionuar gjithashtu edhe tre figura të tjera të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, përkatësisht Kimberly Prost, Nazhat Shameem Khan dhe Mame Mandiaye Niang, si pjesë e presionit të vazhdueshëm të SHBA-ve ndaj ICC-së për hetimet që përfshijnë liderët dhe autoritetet izraelite.



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së