Pas dështimit të Albulena Haxhiut dhe Donika Gërvallës për t’u zgjedhur kryeparlamentare në seancën e parë konstituive pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosja mund ta zhbllokojë procesin e konstituimit të Kuvendit.
Sipas tij, Vetëvendosje ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.
Ai shtoi se sipas vlerësimit të AAK-së, rreth 20 deputetë të Vetëvendosjes do ta merrnin votën e AAK-së për postin e kryeparlamentarit.
“VV-ja i ka votat për kryetar Kuvendi. Sepse ne që kemi 5 vota të sigurta, plus ndonjë tjetër, sot do të votonim, ndoshta për 20 prej kandidaturave të VV-së. Pra i ka votat. VV-ja nuk i ka votat për qeveri, sepse për qeveri nuk votojmë, për Kurtin III jo. Kurti po do me shku në zgjedhje, por pa ardh në peshore. Nuk po don me u pa, duke mos i pas votat për ta bërë qeverinë. Ky është realiteti.
Në bindjen tonë si Aleancë janë rreth 20 njerëz të VV-së që ua qesim votën. Pra Kurti e ka votën për kryetar Kuvendi kur do, nesër”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.
Të tjera
BE ia jep 7.5 milionë euro për ta rritur qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës
Kosova qëndron në solidaritet me Ukrainën
Bllokohet propozimi i Cvijanoviqit për ta nominuar Trumpin për Çmimin Nobel